Prej disa ditesh ka nisur stervitjen me ekipin e Luftetarit teksa edhe ka firmosur me te. Mbrojtësi shkodran Enes Isufi do të jetë pjesë e Luftëtarit sezonin e ardhshëm.
19-vjeçari është prezantuar sot nga drejtuesit e klubi gjirokastrit, teksa shihet si një përforcim tepër me vlerë në prapavijën bluzi.
Sezonin e fundit, Isufi ishte pjesë e Skënderbeut. Aktivizimi i tij te skuadra korçare ishte me pikatore, ndërsa shkodrani do të tentojë të rikthehet protagonist me Luftëtarin.
Karriera e tij ka nisur në Shkodër ku ka luajtur për ekipet zinxhire si dhe me Vllazninë B. Qendermbrojtësi gjithashtu ka qenë pjesë e Kombëtares U-19.
Tek Luftetari pritet te gjeje me shume hapesira per te treguar vlerat e tij dhe me siguri qe do ta beje kete gje ne menyren e duhur sepse aftesite i ka.
Ai eshte nje nga lojtaret me te talentuar te dale nga Akademia Vllaznia keto vitet e fundit por qe duke mos gjetur shume hapesire tek ekipi i pare, fillimisht “migroi” tek Skenderbeu dhe tashme tek Luftetari.
© shkodrasport.com