E planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e sotme në orën 20:45, ndeshja mes Juventusit dhe Napolit mund të shtyhet, për shkak se këta të fundit kanë komunikuar se kanë 2 lojtarë (Zielinski dhe Elmas) pozitivë me koronavirus dhe autoritetet mjekësore ia ndalojnë të udhëtojnë jashtë qytetit.

Mirëpo, Juventus është e vendosur për të luajtur sfidën dhe së fundmi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë, ku bie në sy emri i futbollistit shqiptar, Giacomo Vrioni.