Ne kuadrin e pergatitjeve per sezonin e ri, edhe Vllaznia U17 ka zhvilluar nje miqesore dhe ne fushen e “Reshit Rusit” eshte perballur me bashkemoshataret e Scutari.

Ndeshja ka qene interesante dhe ne fakt gjate pjeses se pare Scutari ka bere nje paraqitje te mire duke e udhehequr rezultatin.

Por ne pjesen e dyte gjerat kane ndryshuar dhe djemte e drejtuar nga trajneret Brikeno Bizi e Denis Zmijanej kane permbysur shifrat.

Kane shenuar nga dy here Maliqi e Halili dhe keissoj i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e kuqebluve me rezultatin 5-2.

VLLAZNIA U17- SCUTARI U17 5-2

Golat: Kapllani, Maliqi (2), Halili (2)

Vllaznia U17 luajti me kete formacion ne pjesen e pare: Patani, Kastrati, Kapllani, Talani, Selmani, Shimaj, Matia, Cungu, Boshti, Maliqi, Dodaj.

Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Halili, Amuli, Lumçi, Kola, Zaganjori, Kolaj e Tafili.