Tashmë që është vendosur për Tiranën që ajo do të jetë në Grupin e Jugut, në atë të Veriut kanë nisur të bëjnë planet se kush do jetë pretendentja për t’u ngjitur në Superligë. Dikush mendon për Dinamon apo Besëlidhjen por mund të jetë edhe Kastrioti. Krutanët kanë ndër mend të ndërtojnë një ekip të fortë për sezonin e ri në mënyre që të sigurojnë më pas ngjitjen në mes ekipeve më të mira të vendit.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë filluar të bëjnë planet për forcimin e skuadrës dhe pikësëpari kanë menduar të dobësojnë kundërshtarët. Për këtë arsye, ata duan të kenë në rradhët e tyre mbrojtësin shkodran Klodian Semina. Ky i fundit ka luajtur me Besëlidhjen në sezonin që sapo u mbyll dhe dallohet për vlerat e tij, çka do të ishte një përforcim shumë domethënës për krutanët megjithatë një lëvizje e tillë ende nuk është zyrtarizuar.

© shkodrasport.com