Në kampionatin e ri të kategorisë së parë nuk do të ketë sërish përballje në mes Vllaznisë B dhe Tiranës. Dëshira e tifozëve shkodranë për të patur “derbi” edhe në këtë kategori inferiore, nuk është plotësuar nga FSHF. Ekzekutivi i saj ka fiksuar edhe datën e nisjes së Kategorisë së Parë, në të cilën do të garojë për herë të parë në historinë e vet edhe Tirana.

16 shtatori i fton skuadrat e kësaj kategorie t’u rikthehen stadiumeve dhe futbollit të luajtur. Sektori i Garave kishte bërë propozimin përkatës, për ndarjen e dy grupeve të Kategorisë së Parë. Tirana, skuadra e futbollit më e titulluar në Shqipëri, do të garojë në Grupin e Jugut, me misionin për t’u rikthyer menjëherë në elitë.   

Kategoria e Parë:
Grupi A: Korabi, Besëlidhja, Dinamo, Kastrioti, Egnatia, Besa, Erzeni, Burreli, Vllaznia B, Tërbuni
Grupi B: Tirana, Bylisi, Apolonia, Turbina, Shkumbini, Pogradeci, Tomori, Iliria, Shënkolli, Naftëtari