Kampion me Vllazninë si lojtar 20 vjet më parë, kampion për vite me rradhë si trajner me moshat në Shkodër dhe kampion si djalë. Ky është Alban Volumi i cili pas një karriere të suksesshme në Shkodër e Shqipëri, tashmë ka nisur një tjetër në Kanadanë e largët ku jeton tashmë bashkë me familjen e tij.

Por sot, për ish- sulmuesin kuqeblu ka vend për të festuar. Ai ka ditëlindjen, mbush 41 vjeç dhe këtë moment padyshim që do ta ndajë me familjen dhe miqtë e tij. Gazeta “Shkodra Sport” me këtë rast i uron jetë të gjatë e të lumtur dhe njëkohësisht një karrierë sa më të suksesshme si trajner!

Nga duart e tij kanë dalë me dhjetra lojtarë të talentuar të cilët sot janë edhe pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë. Një trajner i cili është vlerësuar gjithmonë për mënyrën e të punuarit me moshat dhe po ashtu shumë ambicioz me planet e tij.

Largimi i tij nga Shkodra dhe Shqipëria ka qenë një humbje për futbollin tonë sepse nuk do të ketë në dispozicion një njeri intelektuar dhe të përgatitur. Gjithsesi, sot Volumit i duhet të festojë.
© shkodrasport.com