Mbrojtësi i majtë, Riza Durmishi nuk bind te Lacio dhe për këtë arsye klubi italian ka vendosur ta largojë.

Bardhekaltrit nuk janë të lumtur me formën e 26-vjeçarit dhe Inzagi nuk mund t’i besojë atij një vend në formacion në këto momente. Në këtë situatë, drejtori sportiv, Igli Tare ka filluar të lëvizë për t’i gjetur një skuadër të re Durmishit.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport” është arritur marrëveshja për shqiptarin që përfaqëson Danimarkën që të kalojë në La Liga.

Tare ka vendosur ta dërgojë në huazim të thjeshtë te skuadra e Kadiz në kampionatin, me shpresën se ai do të rikthehet te forma që kishte në të kaluarën te Real Betis, që tërhoqi vëmendjen e italianëve për ta transferuar, por që nuk bindi asnjëherë që kur është afruar në verën e 2018-ës, teksa sezonin e fundit ishte në huazim te Nisa në Francë.