Juventus-Napoli është shndërruar në një çështje shtetërore në Itali, me napolitanët nuk kanë udhëtuar drejt Torinos për ndeshjen e mbrëmjes së sotme, pasi kështu janē urdhëruar nga Zyra Shëndetësore Rajonale.

Vendimi i kësaj të fundit erdhi menjëherë pasi dy futbollistët e Napolit, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas rezultuan të prekur nga koronavirusi, ndaj pjesa tjetër e lojtarëve janë urdhëruar të vendosen në karantinë në banesat e tyre.

Liga e Serisë A doli mbrëmë vonë me një deklaratë, ku tha se ndeshja nuk do të shtyhet, ndërsa klubi i Juventusit ndoqi të njējtën linjë, pasi deklaroi se do të zbresë në fushë, por as këto nuk e bindën De Laurentis të nisë skuadrën drejt Torinos.Kjo pasi bosi napolitan mbahet fort pas urdhrit të autoriteteve shëndetësore dhe është i bindur qē edhe po e humbi ndeshjen në tavolinë, do ta rrëzojë vendimin në komisionet apeluese.

Sipas ASL – juridiksioni i të cilit në lidhje me rregulloret e Serisë A është ende për t’u thelluar – vlerësimi nuk është bërë mbi kampionatin e futbollit, por mbi rrezikun e përhapjes së një vatre që – ashtu si për mbi 3,000 kampanë në të njëjtën situatë – parashikon izolimin në shtëpi për 14 ditë. Nga ASL bëjnë të ditur se nuk është e mundur të bëhen dy standarde duke mos zbatuar legjislacionin edhe për lojtarët e Napolit.

Ja përse Lega Serie A ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes: nëse Napoli nuk do të paraqitet në Stadium do të jetë Gjykatësi Sportiv (e kështu FIGC) që do të vendosin mbi 3-0 e mundshëm në tavolinë.Rregullat aktuale ndjekin në thelb ato të UEFA:

luhet nëse janë të paktën 12+1 (portieri) lojtarë të shëndetshëm e në rast refuzimi parashikohet 3-0 në tavolinë. Klubet me të paktën 10 lojtarë pozitivë mund të luajnë një “bonus” e të kërkojnë shtyrjen.