Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi thotë se etiketimi i klubit të Tiranës si grup te rrorist nga një gazetë, është tregues i degradimit dhe urrejtjes sipas tij, që Rilindja ka ndaj çdo vlere kombëtare.

Ai e konsideron një provokim banal dhe fyerje jo vetëm për tifozët dhe futbollistët, por edhe për edhe për tiranasit e vjetër.

Zëdhënësi sqaron edhe dhënien e nënshtetësisë për një prej futbollistëve të klubit, ganezit, Uinful Kobina.

Reagimi i plotë:

Klasifikimi i ekipit të futbollit KF Tirana si grup te rrorist, nga gazeta “Tema”, është një tjetër tregues i degradimit dhe urrejtjes të madhe që Rilindja ka ndaj çdo vlere kombëtare, një provokim banal dhe fyerje thellësisht e ulët, jo vetëm për lojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm të këtij ekipi, por për të gjithë komunitetin e nderuar të tironasve.

Nuk është rastësi që aktiviteti sportiv i KF Tirana, ngatërrohet me atë te rrorist, fill pas shpalljes së bojkotit të futbollistëve, pasi kjo gazetë, paradhomë e tualetit të Rilindjes, çdo mendim ndryshe nga Sekti, e klasifikon te rrorizëm në kuadër edhe të tmerrit që ndjen nga humbja e afërt e të gjithë privilegjeve dhe kontrollit mbi Bashkinë e Këlcyrës dhe më gjerë.

Sa për akuzat mbi ligjshmërinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për një futbollist të këtij ekipi, janë fund e krye të Mjera, (mjafton të lexosh me kujdes ligjin “Për shtetësinë”), pothuajse të përafërta me nivelin e akuzave të po kësaj gazete, dikur, për atësinë e djalit të KM në detyrë.