Ka përfunduar ndeshja e sotme ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Madridit. Real Madridi ka barazuar me Athletic Bilbaon në kuadër të javës së 14-t në La Liga. Skuadra e Zinedine Zidane ka barazuar pa gola në ”San Mames” sonte.

Edhe pse skuadër më e mirë sonte, Real Madridi nuk ka arritur që të shënojë ndonjë gol në ndeshjen e sotme.Ajo që vlen të përmedet më së shumti sonte është kartoni i kuq i Sergio Ramosit në minutën e 86-të të ndeshjes.Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Real Madridi mbetet në vendin e katërt me 28 pikë. Ndërsa, Athletic Bilbao mbetet në vendin e 15-të me vetëm 14 pikë të grumbulluara.