Një makineri golash. Kështu e ka përshkruar gazeta spanjolle “Marca” Hugo Humanes, sulmuesin e ri 16-vjeçar që u është bashkuar të rinjve zikaltër të Kristian Kivusë.

Humanes ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Interin dhe ka mbërritur nga akademia e Real Madridit, me të cilën ka luajtur që prej 2014-ës.

Që atëherë Humanes ka shënuar mbi 100 gola në nëntë sezone, 11 prej të cilave në sezonin e fundit me madrilenët.

Natyrisht ky nuk është një përforcim i menjëhershëm për Simone Inzagin, por ai do të vlerësohet në fushë për të parë nëse do i bashkohet në të ardhmen skuadrës së parë edhe pse mediat spanjolle flasin për një nga talentet e së ardhmes.