Vllaznia “i bind nje e nga nje” 19 vjeçaret. Pas Geralb Smajlit qe firmosi ne mesdite, pasdite ka hedhur firme edhe nje sulmues

Behet fjale per sulmuesin Mersian Muliu. Ai ka firmosur nje kontrate 5 vjeçare me klubin shkodran dhe do te vihet menjehere ne dispozion te trajnerit Brdariç.

Muliu ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin U19 dhe per rrjedhoje drejtuesit e klubit duke e pare si nje element te se ardhmes, i kane ofruar kontrate. Ja çfare shkruhet ne faqen e Vllaznise per kete firme te hedhur:

FIRMOS EDHE SULMUESI 19 VJEÇAR MERSIAN MULIU

Pas firmës së hedhur me mbrojtësin Geralb Smajli, pasditen e sotme KF Vllaznia ka firmosur me një tjetër futbollist 19 vjeçar të Akademisë tonë.

Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin Mersian Muliu. Kontrata e e firmosur prej tij është 5 vjeçare dhe klubi i uron një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu.