Pas një serie të gjatë humbjesh, që zgjaste prej 15 janarit, Skënderbeu ia doli të marrë një pikë përballë Vllaznisë në Korçë, në një sfidë që prodhoi 4 gola dhe jo pak polemika.

Randy Dwumfour ishte befasia e Memellit në formacion, që kishte zgjedhur të aktivizojë qendërmbrojtësin si shkatërrues dhe rezultati ishte mjaft i mirë, sidomos në 30 minutat e para të sfidës, ku shkodranët vuajtën jo pak në ndërtimin e manovrës.

Siç konfirmojnë edhe statistikat e publikuara në “Analizë Superiore”, ishte pikërisht Dwumfour më i miri i ndeshjes me 13 topa të rikuperuar, 7 prej të cilëve në gjysmëfushën kundërshtare, por edhe 7 duele të fituara.

U mendua se mbase mund te ishte ndonje futbollist i Vllaznise me i miri i ndeshjes, por nuk ka ndodhur keshtu.