Pak dite me pare, nje pjestar i Vllaznise, pikerisht portieri i Vllaznia U19 Leonard Kaçaj u be protagonist per keq pasi pesoi nje gol nga porta tjeter, shenuar nga portieri i Shenkollit Sinan Dani.

Por nderkohe, ne ndeshjen e sotme Vllaznia U21- Laçi U21, ka patur nje tjeter moment interesant. Ky takim eshte vendosur nga goli i shenuar ne minuten e 41-te nga mesfushori Uheid Hoxha.

Por ky gol ka qene i veçante sepse eshte shenuar drejteperdrejte nga goditja e kendit. Hoxha ka shfrytezuar pak edhe eren qe po frynte ne ato momente ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe i ka dhene nje trajektore topit.

Kaq ka mjaftuar qe topi te perfundonte direkt ne trekendesh duke mos i dhene mundesi portierit laçian te reagonte por vetem ta nxirrte ate nga rrjeta./SHKODRA-SPORT.COM/

Per me shume ndiqni videon e ketij goli: