Klubi torinez i Juventusi ka rinovuar partnershipin me sponsorin teknik edhe për 8 vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për gjigandin sportiv “Adidas”.

51 milionë euro për 8 sezonet që do të vijojnë është shifra që “bardhezinjë” do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Në këtë akord janë lënë jashtë marrëveshjes të ardhurat që do të vijnë nga shitja e mallarave.

15 milionë euro do të paguajë “Adidas” bonus, të cilat kanë për t’iu shtuar kontratës aktuale të sponsorizimit. Veç 408 milionë euro në 8 vitet që do të vijojnë, “Zonja e Vjetër” do të përfitojë edhe nga shitjet që do të menaxhojnë vetë “bardhezinjtë”.

Këtë sezon kontrata që firma sportive “Adidas” ka me italianët është 42 milionë, ndërsa nga sezoni i ardhëm pritet që të jetë 51 milionë euro vlera mesatare./telesport/