I është bashkuar ekipit Vjosa të Shtimes në fillimin e sezonit dhe mbrojtësit shkodran Flori Spahija nuk i është dashur shumë kohë që jo vetëm të përshtatet me ambientin e ri, por edhe të bëhet protagonist për të. Kështu është shfaqur edhe dje në ndeshjen e rradhës për këtë ekip teksa ka kontribuar në fitoren me shumë vlerë të arritur në Prizren ndaj Lirisë me rezultatin 1-0.
Goli vendimtar i kësaj ndeshje është shënuar nga Kabashi, megjithatë protagonistë të këtij suksesi janë të gjithë futbollistët dhe një meritë të madhe ka patur jashtëzakonisht shumë edhe mbrojtësi shkodran Flori Spahija i cili me lojën e tij i ka dhënë shumë garanci skuadrës në prapavijë.
Me fitoren e djeshme në transfertë ndaj Lirisë, Vjosa është ngjitur në kuotën e 9 pikëve dhe i është larguar në njëfarë mënyre zonës së ftohtë, por synimet e saj padyshim që janë për t’u ngjitur edhe më lart sepse skuadra nga java në javë po vjen duke e rritur në lojën e saj.
Kjo ka ardhur edhe nga fakti që shumica e lojtarëve janë të rinj tek Vjosa, përfshi këtu edhe shkodranin Spahija dhe ato duan kohën e vet që të përshtaten dhe një gjë e tillë po funksionon në mënyrën e duhur. Kujtojmë që ish- futbollisti i Vllaznisë ka ardhur tek kjo skuadër si i huazuar nga Prishtina, skuadër me të cilën firmosi kontratë këtë verë.(www.shkodrasport.com)