Real Madrid u mund ditën e sotme nga Shakhtar me shifrat 2-0 dhe vuri në diskutim kualifikimin në fazën tjetër të Champions League.

Gjatë kësaj fushate të Champions League madrilenët nuk kanë qenë në formën e duhur dhe këtë e tregojnë edhe vetëm 7 pikët e grumbulluara pas 5 ndeshjesh.

Kjo është kuota më e ulët e pikëve të grumbulluara në Champions League nga madrilenët që nga sezoni 1995-1996. Rekordet negative të Real Madrid nuk kanë fund sepse edhe mbrojtja ka bërë një “arritje” sonte.

“Los Blancos” kanë pësuar 9 gola në 5 ndeshjet e kësaj faze dhe ky është rekordi më i keq në historinë e tyre në Champions League.

Te goli i parë gaboi Varane dhe francezi regjistroi gabimin e tretë me pasojë golin në këtë edicion në Champions League, sa askush tjetër në këtë kompeticion. /abcnews/