Trajneri i Laçit, Armando Cungu, u shfaq i mërzitur për disfatën me përmbysje 1-2 që skuadra e tij pësoi në shtëpi ndaj kryesuesve të Egnatias. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, tekniku shkodran ndër të tjera deklaroi:

“Ishte ndeshje me dy tablo. Një pjesë e parë shumë e mirë e jona, patë mundësi për dyfishim, por nuk e bëmë. Isha i bindur që pjesa e dytë do të ishte ndryshe. Duhet të mbanim ritmin dhe të kishim topin në këmbë. Kundërshtari ndërhyri me zëvendësimet. Komplimente Egnatias për pjesën e dytë.

Kontigjenti i Egnatias është i bollshëm, është ekipi më i mirë në Shqipëri, nuk është e lehtë të përballesh me një ekip të tillë si Egnatia. Tensioni për të mbajtur rezultatin, ndikoi. Nuk mund të mbahet një rezultat futbolli duke i dhuruar kundërshtarit territorin dhe për të mos pasur topin nën kontroll. Morën epërsi territoriale dhe na dënuan.

Nuk i kam kërkuar ekipit që të kthehet mbrapa, nuk ka ndodhur kurrë me mua kjo gjë. Nuk mund ta ftosh kundërshtarin në zonë. Iu kërkova djemve që të vazhdonin të mbanin ritmin për të shënuar edhe golin e dytë. Është instikti i vetë sportistit për të qenë më i kujdesshëm dhe për të zbritur poshtë. Luksi i ekipit të Egnatias bëri diferencën. 7 minutëshi i fundit është e njëjta tabllo, Egnatia zbriti mbrapa për të mbajtur rezultatin.

Dalja e mbrojtësit brazilian Silva, na prishi ekulibrat, zhvendosëm Kurtin në qendër, na u prishën ekuilibrat. Pjesa e dyta nuk ishte ajo që kërkuam të zhvilluam. Ja që ndodhi, humbja të dhemb shumë. Më lind e drejta morale për të falenderuar djemtë, për gjithçka po bëjnë, po luajnë bio futboll jo fake futboll.

Egnatia është finaliste, sa herë që do të luajë i fiton ndeshjet. Ishin të karikuar për të ruajtur kryesimin. I ka të gjitha mundësitë për të qenë fituesja e Kupës. Edhe Partizani dhe Vllaznia kanë kontingjentin e mjaftueshëm, dy ndeshje e ndajnë fituesin e kampionatit”, u shpreh Cungu.