Vllaznia do të përballet sot në orën 18:00 me Teutën në “Niko Dovana”, duke kërkuar rikthimin te fitorja.

Kuqeblutë e Qatip Osmanit do të jenë me formacion të plotë në Durrës, duke mos pasur asnjë mungesë për këtë takim.

Në krahun tjetër pikët janë jetikë për Teutën, duke dashur të largohen nga zona e “play out”-it.

Grupi është i plotë te durrsakët e Edi Martinit, me përjashtim të Gjinollarit, i cili është i pezulluar në këtë takim për shkak kartonësh.

LIVE TEUTA-VLLAZNIA 0-0