Diten e djeshme ne “Shkodra Sport” kemi publikuar lajmin qe Vllaznia e basketbollit te meshkujve mund te terhiqej nga Liga Ballkanike si rrjedhoje e disa mosmarrveshjeve me drejtuesit e kesaj Lige.

Nje lajm ky qe ka çuditur ne njefare menyre edhe sportdashesit dhe madje vihej edhe ne dyshim per vertetetesin e tij, por ne fakt, ai eshte konfirmuar diten e sotme nga vete presidenti Alban Xhaferi.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “I ftuar i dites” ne TV1 Channel dhe duke folur ne lidhje me kete çeshtje eshte shprehur:

“Liga Ballkanike ka disa vite që ka pasur probleme e kete e tregon me se miri edhe reduktimi i ekipeve pjesmarrese. Këtë edicion kishte edhe një bojkot të disa skuadrave bullgare. Pjesëmarrja jonë në këtë ligë ishte më shumë për t’i dhënë mundësi skuadres që të kishte ndeshje, ndërkohë objektivat për një pjesëmarrje dinjitoze.

Por, duke parë fazën e parë dhe duke vlerësuar organizimin e Ballkan Ligës, ne nuk kemi qenë dakort me shumë vendime të marra nga drejtuesit e kësaj lige, që i kanë marrë këto vendime në formë arrogante, pa pyetur askënd.

Gjithashtu kemi pasur dyshime në lidhje me arbitrimin. Ne nuk duam që të jemi thjesht një numër në këtë kompeticion, pretendojmë të bëjmë një lojë të mirë dhe të pastër. Në këtë kontekst mund edhe të largohemi nga Ballkan Liga, gjithmonë me fokusin e qartë që të jemi të fokusuar tek kampionati dhe kupa”.

Vendimi perfundimtar pritet te merret ne fillim te javes tjeter kur do te vendoset nese Vllaznia do te udhetoje drejt Kosoves per te luajtur ndeshjen e rradhes me Rahovecin apo jo.
www.shkodrasport.com