Dejvi Bregu po tregon një formë shumë të mirë në radhët e Boluspor në kategorinë e dytë turke, duke u bërë vendimtar me lojën e tij për këtë ekip që synon të marrë pjesë në fazën play-off të kampionatit për ngjitjen në elitë.

Bregu sot ka shënuar asistin e tretë të sezonit, ku ka shënuar edhe dy gola.

Në ndeshjen në transfertë ndaj Altinordu, në minutën e 58 të duelit, me një aksion të shpejtë ai ia doli të nxirrte para portës Ndlovu me këtë të fundit që nuk gaboi duke gjetur rrugën e rrjetës.

Më pas Bregu u zëvendësua për arsye taktike në minutën e 87 të ndeshjes e pak çaste më vonë erdhi edhe goli i barazimit të vendasve në duelin që u mbyll me shifrat 1-1, duke lënë Boluspor në vendin e 9-të në klasifikim.