Opinion nga Gjergj LEQEJZA

Tuj lexue artikullin e gazetes Shqip te dates 12 janar “ Bashkija mban peng Vllaznine e “Re”, me bjen ndermend situata e viteve 2001-2002 kur Vllazniaa futboll klub pjese e shoqates me te njejtin emen u gjend pa perkrahje e mbeshtetje financiare dhe rrezikonte shkaterrimin drejt moseksistences si skuader futbolli cka nuk mund te ishte ( te jete) goditja ma e rande per publikun futbolldashes shkodran.

Ne ate kohe, statusi i skuadres si pjese e shoqates dhe si fuksion i bashkise si aktivitet, eksistonte mundesija e gjetjes se formules se shpetimit tuj kerkue ndihmen e komunitetit te biznesit ne forme sponsorizimi meqe baza ligjore e lejonte dhe e mbeshtette . Ligji per” Sportin” e ligji per “Sponsorizimet” kishte hapesine per te stimulue biznesin per te sponsorizue dhe kujtoj qe nji grup biznesmenesh u treguen te gatshem e kontribuen financiarisht tuj ba te mujtun shpetimin e skuadres prej mospjesemarrjes ne kampionatin kombetar e falimentimit te pashmangshem edhe pse nuk ju njoh kontributi ne menyre ligjore e per pasoje te ishin pjesetare (apo ortake) ne formulen e re te administrimit te futboll klubit Vllaznija.( Rasti Fushaj….)
Me kalimin ne formen e re te organizimit duke funksionue si shoqeri anonime klubi i futbollit i nenshtrohet rregullave strikte qe detyron ligji nr 9901 date 14.04.2008 ” Per tregetaret e shoqerite tregetare” dhe ndryshimet e mundshme qe mund te kene ndodhe dhe nuk mendoj se situata asht e njejte me ate te viteve ma pare e per rrjedhoje edhe mundesija e zgjidhjes se kesaj situate per mendimin tem nuk mund te jete e ndryshme nga ajo cka ligji i masiperm parashikon aq ma teper qe tashti funksionon nji sistem shume ma i sofistikuem e i detyrueshem i kontrollit e daklarimit te te ardhunave .Nuk jam ne dijeni cfare asht parashikue ne statutin e kontraten e themelimit ten shoqerise tregetare “ Vllaznija sha “ sepse ne qendren e rregjistrimeve kombetare te bizneseve nuk eksiston nje biznes i tille (ose asht pezullue per arsye te ndryshme) per te dhane ndonje mendim per formulen e bashkepunumit me biznesin por do te thosha se ma pare duhet te zgjidhen disa çeshtje delikate te cilat bazue ne informacionin qe shtypi ofron deri ne momentin e tashem jane shume.
Shtrohen disa pyetje per mendimin tem per t’ju pergjegje para se te kerkohet prej Bashkise, si ortak i vetem, “marrja ne perdorim “ prej komunitetit te biznesit te klubit te futbollit…..
– Ne kushtet e nji administrimi si shoqeri tregetare e nji lloji te veçante te klubit te futbollit ku simbas te dhanave te shtypit jane harxhue rreth 60 milionë leke prej fondeve te taksave kontribut i qytetareve dhe bizneseve te Shkodres per blerje te shumta dhe rezultati!!!!…vllaznija ne vendin e 8-te tuj rrezikue edhe per ma poshte….garantoj se Shkodra mundet me pase pa ble asnji futbollist ma shume se nji ekip ne kete renditje ne kampionatin kombtar te futbollit.Pra si munden me u harxhue keto shuma e rezultati asht zero….kush mban pergjegjesi …ne shoqerite tregtare asambleja e ortakeve minimumi qe ndermerr asht shkarkimi i administratoreve dhe emrimi i bordit te ri….Ne kushtet e Vllaznise ortaku i vetem Bashkija mendon te heqe pergjegjesine ne dukje dhe po perpiqet me e dhane ne perdorim klubin(…!!!) tuj mos njofte asnji te drejte ne pronesi (apo fitim) perfaqsuesve te biznesit.Kjo me duket shume absurde sepse nuk ka arrite shkalla e ndergjegjes per te kontribue per komunitetin ne shkalle te tille prej biznesit e ne anen tjeter ligjerisht nuk mund te realizohet sepse qe biznesi te sponsorizoje ne menyre ligjore duhet te rezultoje me fitim te tille qe te justifikoje shumat e sponsorizueme me bilance financiare dhe te pagueje edhe detyrimet finanziare karrshi shtetit per shumat mbi ate qe ligji “Per sponsorizimet” lejon..Pra nuk besoj qe sidomos ne kushtete e sotme te krizes biznesi ne pergjithesi e ai shkodran ne vecanti kane rezultate financiare te tilla qe te perballojne ne menyre “vullnetare” nji kosto te tille…
Mundesija e vetme simbas meje asht shitja me ankand e aksioneve te klubit tuj ndjeke te gjithe procedurat qe njeh e detyron ligji per shitjen e aksioneve te shoqerive publike siç veprohet rendom ne vendin tone.
Ne kete menyre perfaqesuesit e biznesit jane te sigurte per shumat qe shpenzojne ne blerje te aksioneve te cilat percaktojne edhe shkallen e vendimmarrjes ne administrimin e klubit por kjo duket nuk i bjen per shtat bashkise e cila duke kontribue me 20 miljon leke qe jane ma pak se 33 % ( shuma 60 miljon per vitin !!!) te kete te drejten e marrjes se vendimeve ne shoqerine “Vllaznija sha”….
Nese emeron nje administrator prej grupit te biznesit ..çfare pergjegjesije kane ato kundrejt Bashkise si ortak apo dhe taksapaguesve, administratori nuk mund te kontribuoje me mjete financiare “gratis” ai as nuk mund te huazoje shoqerine kundrejt rregullave ligjore e te kete te drejten e interesave (!!!), te kontribuoje e te kete te drejte ne perqindje sipas kontributit ne aksionet e shoqerise ( e pamundun pa ankand apo eksistencen e Burses) apo e fundit si sponsorizim sipas ligjes por vetem si biznes ( jo person !!!)….me duket edhe kjo absurde ne kushtet kur shoqerija vepron e pa regjistruar ne QKR ( nese eshte ashtu sic duket) ,pa nxjerre nje bilanc e rezultat financiar vjetor ku te jene te pasqyrueme te gjithe detyrimet qe mund te kete shoqerija ndaj shtetit e debitoreve…etj etj.
Ajo çka mendoj se eshte ma delikate asht se me kete tentative per te heqe pergjegjesine para qytetareve futbolldashes shkodrane tuj ja dhane ne perdorim pa asnji baze ligjore( mendimi im ) ka nji qellim : te shperqendroje vemendjen dhe te baje te pamundun dhanjen llogari per situaten e krijueme dhe perdorimin e pa efektivitet te taksave te qytetareve te shkodres tuj krijue situata te tjer a te veshtira e te pakuptueshme per administrimin e ri te “Vllaznia sha”-se…..verej se mungesa e trasparences dhe mospublikimi i kushteve e kritereve te dhenjes me “koncesion”, “ne perdorim” apo dhe “shitjes “se aksioneve te shoqerise ka qellimin e krijimit te nji situate te tille qe te mos garantojne vazhdimesine e financimit te shoqerise me mjete finaciare e per pasoje pergjegjesija te copetohet ne menyre te tille qe te bahet e pandjeshme e komplet e parrezikshme…
Si perfundimm perpjekja per te kalue momentin e veshtire te skuadres,ne kushtet e pamundesise financiare si dhe paaftesise se theksueme ne menaxhimin e funksioneve te veta nga ana e bashkise, por duke perdore nje formule shume te papershtatshme per kontribuesit financiare nga komuniteti i biznesit e pa vendose asnji kusht qe te garantojne vijimesine e financimit te aktivitetit te “Vllaznia sha”,jam i sigurte se asht i destinuem te deshtoje por e mirellogaritun per kosto minimale apo dhe zero ligjore nga ana e bashkise.