Opinion nga RAMADAN BIGZA

Fjala është për snajperin shkodran Xhevahir Sukaj. Jo vetëm pse ai shënoj dy gola në ndeshjen e këtyre ditëve, gjë e rrallë kjo për futbollistët tanë, që luajnë me ekipet e huaja por për atë performance që ai ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve të karrierës së tij sportive. Megjithatë Sukaj, pa asnjë lloj arsyeje ende është larg kombëtares, edhe pse dëshira e tij është të jetë pjesë e saj.

E pra kombëtarja jonë modeste nuk e ka ate luks sat ë lerë jashtë saj një futbollist të këtij kalibri. Një shkrim I botuar këto ditë dhe I shkruar me mjaft profesionalizëm nga një koleg I yni e vlerëson Sukajn si sulmuesin më rezultativ nga të gjithë sulmuesit e tjerë që luajnë në kampionatet e huaja. Me kohën e luajtur 785 minuta dhe golat 6 të shënuar prej tij, ai përbën sit ë thuash majen e sulmit. E megjithatë askush nuk po kujtohet për shqiptarin I kthyer në hero me skudren e Sapahan të Iranit. Trajneri ynë i kombëtares Xhani De Biazi, jo pak herë ka deklaruar se në kombëtare do të luajnë ata që e meritojnë. Por rasti Sukaj flet se edhe italiani i është përshtatur shumë stilit shqiptar dhe thënies “Të tjera bën e të tjera thua”. Është vërtetë e çuditëshme. E kur kjo ndodh me një 25 vjeçar, çfarë mund të ndodhë me të tjerët?. Mendoj se çështja Sukaj është një problem që duhet zgjidhur. Ndër vite kam pasë kohë të komunikoj me futbollistin tonë. Kam ndjerë nga afër dëshirën e tij për të veshur fanelën e ekipit kombëtar. Luajti jashtë por nuk e grumbulluan. “Larg sysh e larg zemrës”, thotë populli. Dhe ai u kthye për të luajtur me ekipin e tij të zemrës. Por edhe pse shkëlqeu me Vllazninë askush nuk u kujtua për ti bërë një ftesë Sukajt për në kombëtare. Ai u largua përsëri për të luajtur jashtë sepse, thanë që kampionati ynë është i dobët. Arriti të shpallet kampion me skuadrën iraniane Sepahan, po shënon nga 2 gola në ndeshje, siç thuhet është aktualisht sulmuesi shqiptar më në formë nga futbolistët e kombëtares që luajnë jashtë vendit e përsëri ai nuk thirret?!
Çfarë ka bërë Xhevahir Sukaj? Pyes sepse drejtuesit e kombëtares nuk i janë përgjigjur edhe një kërkese modeste që ai pat bërë muaj për pare kur kombëtarja jonë zhvilloj një ndeshje miqësore me Iranin, skuadrën kombëtare në vendin e së cilës po luan Sukaj. Teksa shkruaj këto radhë mu kujtua një thënie të Xhevahirit, që më shumë se një thënie është një thirrje: “Shpresoj të marr një ftesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi. Nëse grumbullohem për miqësoren ndaj Iranit, do të jetë diçka shumë e veçantë. Do ishte mbi të gjitha një vlerësim i madh për mua, teksa jam i vetmi lojtar shqiptar që luaj në kampionatin iranian. Besoj se meritoj një ftesë, pasi aktualisht jam edhe në formën time më të mirë”. Kështu citohet të ketë thënë Sukaj muaj më parë. E megjithatë askush nuk e vuri ujin në zjarr. Nga kombëtarja jonë atij nuk i shkoj asnjë ftesë, madje qoftë kjo edhe për kortezi, paçka se ai e meriton plotësisht një gjë të tillë.
Xhevahir Sukaj, ky supertalent është grumbulluar vetëm 1 herë me kombëtaren dhe ka zhvilluar 15 ndeshje me Shpresën tonë, duke shënuar 5 gola. Talenti shqiptar është prodhim i akademise se Vllaznise se Shkodres Sukaj ka parametrat e nje futbollisti te kohes fale edhe konstruktit të tij fizik. Ai është i gjatë 1 metër e 84 cm dhe peshon 78 kilogramë. Mësohet se Xhevahir Sukaj ka shënuar tetë gola për këtë sezon, duke qenë edhe golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin iranian. Futbollisti ynë ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme ndërkombëtare me ekipet që është aktivizuar. Sic thotë edhe vetë por sic tregojnë edhe faktet ai po gëzon një formë shumë të mire sportive. Por a do të kujtohen drejtuesit e kombëtares për sulmuesin më të mirë aktual të Shqipërisë?. 25-vjeçari nuk pret më. Gjeorgjia le të jetë ftesa e parë për të besuar më shumë në ndeshjet e tjera.