Egnatia fitoi me shifrat 1-2 kundër Laçit në Kurbin, teksa merr 3 pikë shumë të vlefshme për të vazhduar rrugëtimin e saj në kreun e renditjes. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova në një intervistë shfaqet i lumtur për këtë triumf por edhe lavdëroi autorin e golit të dytë, Ibrahimoglu:

“Menduam ta nisim ndeshjen me 3-5-2 prej mungesave. Kapitenin e kishim të dëmtuar, u munduam të tërhiqnim kundërshtarin, e dinim që Laçi do të luante për ta fituar ndeshjen, do bënte presion ultradefensim. U munduam ta qarkullojmë topin poshtë për ta tërhequr kundërshtarin. Skema nuk na rezultoi pozitive gjatë pjesës së parë, pastaj me ndryshimet që bëmë pjesa e dytë foli për ne.

Mendoj që kemi identitet loje që nga vjet, këtë vit jemi munduar të kryejmë dy manovra si në krahun e djathtë dhe në të majtin e sulmit. Mendoj që zgjedhja e lojtarëve që kemi bërë, jemi munduar t’i marrim me këto karakteristika që duam.

Edhe ne jemi mundur, është futboll, do luajmë deri në fund, kemi shumë gjëra për të bërë, kundërshtar kemi vetëm veten.Ibrahimoglu është lojtari që po prisja, po vjen dita ditës, por nuk është akoma në 100% e tij”,- tha Tetova për “MCN”.