Vllaznia humbi dje 0-2 me Tiranën në Klasiken e Shqipërisë. Ndeshja u vendos nga golat e Xhixhës dhe Seferit, me bardheblutë që morën tri pikë në një transfertë të vështirë. Sfida e javës së shtatë është e dyta radhazi që humbet te Vllaznia, duke nxjerrë në pah problemet që shkodranët kanë në prapavijë.

Dy fitore, tre barazime dhe dy humbje, këto janë statistikat e djemve të Brdaric në këtë fillim sezoni, teksa shqetësues është numri i golave të pësuar.

Nëse I referohemi ndeshjeve të sezonit të shkuar, aty ku Vllaznia u nda me golavarazh për titullin kampion, shkodranët pësonin pak. Në këto javë Vllaznia ka shënuar 13 dhe ka pësuar 12 gola.

Mungesa e Gurishtës në prapavijë dhe dëmtimi I Bulatovic, ka bërë që shkodranët mos jenë të plotë. Duket se Brdaric do duhet të mëshojë fokusin te mbrojtja, për vetë mënyrën e golave të pësuar dje.

Dy topa në qendër dhe “çarje” e mbrojtjes në mes, kanë sjellë shqetësime te shkdoranët që kanë grumbulluar nëntë pikë këtë sezon./newsport/