Jane mbyllur 15 minutat e para te ndeshjes Shqiperi- Turqi dhe gjithçka e barabarte deri ne keto momente teksa eshte fiksuar rezultati i fillimit 0-0, ndonese Balaj ne minuten e 14-te kishte nje mundesi te mire shenimi.
Me ndryshimet ne formacion, trajneri Panuçi u pa qarte se do t’i kushtonte rendesi te madhe mbrojtjes, por duke shfrytezuar edhe daljet e shpejta ne sulm dhe pastaj kroset ne zone per Balajn.
Minutat e para kete gje do te tregonin. Shqiperia mundohet te markoje kundershtarin ne çdo hapesire te fushes dhe padyshim qe u duk nje deshire e madhe e futbollisteve per te bere me te miren e tyre ne kete takim. Kuptohet per te mbeshtetur edhe rreth 12 mije spektatoret e pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi”
Formacionet:
Shqipëria: Berisha, Balliu, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Xhaka, Abrashi, Memushaj, Uzuni, Balaj.
Trajner. Kristian Panuçi
Turqia: Gynok, Kaldirim, Gonyl, Demiral, Aian, Belëzogllu, Takdemir, Jokushllu, Çalhanollu, Rosun, Jillmaz.
Trajner. Senol Gunesh