Pjesa e parë e këtij sezoni në Superiore ka rezultuar argëtuese, aq sa edhe interesante, sepse thuajse lojtarët kanë si kujtim që skuadra e tyre ka enë në vend të parë.
Që nga Bylisi që është surpriza, apo dhe Tirana, Skënderbeu, Teuta, ndërsa nesër mund të jetë radha e Partizanit që të rimarrë vendin e parë, duke qenë se luan në shtëpi me Skënderbeun.
Kur ka mbetur për t’u luajtur edhe sfida e fundit e javës së 9-të, ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut, faza e parë për 9-të skuadra është mbyllur edhe me surpriza. Ndërkohë që bie në sy rikthimi i Laçit, që me fitoren e sotme ndaj Teutës, duket se rihen në lojë.
Pikët kanë qenë shumë afër, ndërsa mundësia për të rikuperuar kaq qenë e madhe, ndërsa larg pritshmërive, duket Tirana e Kukësi në këtë pjesë të parë të sezonit që kanë bërë edhe gabime në disa fusha surprizë! Ja renditja e përkohshme e fazës së parë të Superiores…