Ish-futbollisti i Laçit dhe Vllaznisë Ersil Ymeraj nuk është më lojtar i Llapit. Mesfushori 26-vjeçar dhe klubi i njohur i Superligës së Kosovës kanë vendosur të mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin midis tyre, edhe pse lojtarit i skadonte kontrata në verën e 2021-shit.

Në njoftimin e Llapit theksohet se futbollisti shkodran ka kërkuar të largohet për arsye personale për të luajtur diku tjetër.

Nuk e dihet se cili do të jetë destinacioni i Ymerajt. Ai firmosi me Llapin në janar të 2020-ës.

NJOFTIMI I LLAPIT

Ndërpritet bashkëpunimi me futbollistin Ersil Ymeri

Klubi i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës!

Podujevë, 30 shtator 2020 – Pas një takimi që përfundoi në shtrëngim duarsh mes kryesisë dhe futbollistit Ersil Ymeri është mbyllur bashkëpunimi që ishte valid edhe për këtë edicion, pasi që futbollisti Ymeri përshkak të disa arsyeve personale dëshiron ta vazhdoj karrierën diku tjetër.

Klubi e falenderon për kontributin e dhënë përgjatë kohës sa ishte pjesë e K.F. Llapit, si dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës!