Vllaznia eshte rikthyer te shtunen tek fitorja pas pese javesh teksa ka mundur 2-0 Luftetarin brenda ne Gjirokaster. Nje fitore kjo shume e rendesishme per ekipin shkodran qe jo vetem do ta ndihmoje ate ne ecurine e metejshme ne kampionat, por nga ana tjeter ka “fundosur” Luftetarin ne fund te renditjes.

Por pavaresisht se ka qene nje ndeshje shume delikate dhe e rendesishme per te dy ekipet, nuk eshte konsideruar nga disa media ne Tirane te cilat ne emisionet e tyre sportive mbremjen e se dieles, as nuk jane marre fare me te. Madje, nuk ka patur as kronike te ndeshjes se Gjirokastres dhe po ashtu nuk eshte thene asnje fjale per fitoren e Vllaznise.

Kjo natyrisht qe ka irrituar tifozet shkodrane te cilet e kane te qarte se ne studiot e kryeqytetit mungon dashamiresia ndaj Vllaznia por kurrsesi nuk do te arrinin deri ketu sa per te mos thene asnje fjale ne lidhje me fitoren e saj.

Reagimet kane qene te shumta por ne po ndalemi tek njeri prej tyre, ai i tifozit te zjarrte te Vllaznise Enkeleid Omi i cili madje ka kerkuar edhe nje reagim zyrtar nga klubi, Bashkia dhe gjithe shkodranet. Ja çfare shkruan ai:

“Ora News turpi i mediave shqiptare, mohon ne menyren me raciste ekzistencen e KF Vllaznia duke mos transmetuar kroniken e ndeshjes me Luftetarin nderkohe qe jep te gjitha kronikat e ndeshjeve te tjera. TURP, duhet nje reagim zyrtar nga klubi Bashkia Shkodër dhe nga te gjithe ne shkodranet”.