Skerdi Bejzade, ish-lojtari dhe kapiteni i Partizanit, ka kritikuar me gjuhë të ashpër paraqitjen e Tiranës.

“Arusha”, siç e thërrisnin, ka lënë të kuptohet se bardheblutë luajtën shumë keq, ndërsa Bejzade ka shkuar më tej. I ka quajtur ekip fëmijësh në një koment bërë lajmit të “Panorama Sport” në “Facebook”.

“Goli i tretë ofsajd, por gjithsesi ata ishin shumë lart. Dukej sikur luante ekipi i parë me një ekip fëmijësh. E që te ekipi i fëmijëve, ndonjë merr topin e ‘do me bo’ ndonjë gjë duke driblu dy-tre vetë.

Kaq ishte Tirana”, shkruante Bejzade në “Facebook”. Kritikë e ashpër, por ndoshta realiste nga ana e Skerdi Bejzades.