Java e 14-të në Abissnet Superiore na dhuroi emocione. Laçi ia doli të fitonte 0-2 ndaj Egnatias, Kukësi mundi 2-1 Partizanin, ndërsa po 2-1 përfunduan Tirana-Teuta dhe Skënderbeu-Kastrioti. Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Dinamos.
Le t’i hedhim një sy renditjes. Tirana dhe Kukësi vijojnë “luftën” në distancë për titullin, teksa bardheblutë kryesojnë me 3 pikë më shumë. Barazimi i Vllaznisë bën që shkodranët të jenë të 3-tët me 24 pikë, ndërsa me po aq pikë por e katërta është ekipi laçjan.
Vendi i pestë dhe i gjashtë mbahen nga Teuta dhe Partizani që kanë nga 18 pikë. Dinamo komplikon akoma më shumë situatën. Ekipi i Shkëmbit e sheh veten në vendin e shattë me 14 pikë dhe tashmë mbijetesa sa vjen e bëhet më e vështirë për ta. Mbyll klasifikimin Kastrioti me 8 pikë.
Rezultatet e javës së 14-të:
Egnatia 0-2 Laçi
Kukësi 2-1 Partizani
Tirana 2-1 Teuta
Skënderbeu 2-1 Kastrioti
Dinamo 0-0 Vllaznia
Renditja:
1. Tirana 30
2. Kukesi 27
3. Vllaznia 24
4. Laçi 24
5. Partizani 18
6. Teuta 18
7. Dinamo 14
8. Skenderbeu 14
9. Egnatia 11
10.Kastrioti 8