HomeKRYESOREMbyllet mbledhja, Premier Liga vendos për kampionatit. Ja çfarë do të ndodhë

Mbyllet mbledhja, Premier Liga vendos për kampionatit. Ja çfarë do të ndodhë

Premier Liga ishte një nga kampionatet që vazhdoi më gjatë se të tjerët, teksa pas rasteve me Koronavirus u mor vendimi që të pezullohet ky kampionat.

U përfol se drejtuesit do të përpiqeshin që të bënin të pamundurën që kampionati të mbyllej para 1 qershorit, por kjo dukej e pamundur, teksa sot është marrë edhe vendimi përfundimtar.

Ditën e sotme ka pasur një takim të rëndësishëm mes përfaqësuesve të federatës dhe është vendosur që kampionati të zgjasë deri në 30 qershor.

Në këtë situatë në njoftimin e FA, thuhet se bordi drejtues ka rënë dakord se nëse situata vazhdon kështu, atëherë kampionati të mos nisë para 30 prillit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments