Vllaznia e ka mbyllur merkaton e dimrit me vetëm një blerje. Zyrtarisht, ata kanë afruar vetëm një lojtar, mesfushorin Mickael Panos.
Kështu, ekipi i Vllaznisë ka dorëzuar listën e plotë zyrtare në FSHF të lojtarëve që do të jenë pjesë për vazhdimin e sezonit të mbetur. Në listën prej 22 lojtarësh bëjnë pjesë dy portierët, malazezi Bojan Zogoviç dhe shkodrani Kristi Qarri. Për të vazhduar me mbrojtësit Erdenis Gurishta, Fallou Diagne, Mevlan Adili, Klejdi Paloka, Darko Bulatoviç, Geralb Smajli, Esin Hakaj, Egzon Shimaj dhe Abdurraman Fangaj.
Për të vazhduar në këtë listë me mesfushorët Ardit Krymi, Liridon Latifi, Fjoart Jonuzi, Elvedin Heriç, Arsid Kruja, Ardit Hoxhaj, Zinedin Mustedanagiç, Paulo Pjeshka, Mersian Muliu dhe Mickael Panos, ndërkohë që për repartin e sulmit janë federuar futbollistët Fahrudin Gjurgjeviç, Mehdi Çoba, Ante Aralica dhe Victor Da Silva.
Siç shikohet, trajneri Thomas Brdariç do të ketë një numër lojtarësh cilësorë, me të cilët do të mundohet të ndërtojë një formacion fitues për sfidat e ardhshme.
Vetë ai është shprehur se Vllaznia e sivjetshme është më e fortë se ajo e një sezoni më parë dhe kësisoj padyshim që në vazhdim do të tentojë e synojë të jetë një nga skuadrat më të mira të kampionatit.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që disa lojtarë nga ekipi i U21 ose U19 të kalojnë te ekipi i parë apo edhe e kundërta. Me kaq shumë opsione, stafit teknik nuk do t’i dhembë kurrsesi “koka” kur të kthehet nga stoli.
Në vazhdim, padyshim që Vllaznia do të kërkojë të jetë një nga skuadrat që do të ketë pretendime serioze për objektivin titull, ku shpresohet që të gjitha ato ndeshje negative të lihen pas. /Maringlen ZHIVANI/
Portierë: Kristi Qarri, Bojan Zogoviç
Mbrojtës: Erdenis Gurishta, Fallou Diagne, Mevlan Adili, Klejdi Paloka, Darko Bulatoviç, Geralb Smajli, Esin Hakaj, Abdurraman Fangaj
Mesfushorë: Ardit Krymi, Liridon Latifi, Fjoart Jonuzi, Elvedin Heriç, Arsid Kruja, Ardit Hoxhaj, Zinedin Mustedanagiç, Mickael Panos
Sulmues: Fahrudin Gjurgjeviç, Mehdi Çoba, Ante Aralica, Victor Da Silva
Trajner: Thomas Brdariç