Me fitoren e thelle 4-0 eshte mbyllur miqesorja e sotme ne mes Vllaznise ne NK Medjugorje. Kuqeblute kane shenuar nga dy gola per secilen pjese loje. Ne te paren kane shenuar Çoba e Balaj ndersa ne te dyten Dodaj e Dodev.
Nje test qe i ka sherbyer jo pak trajnerit Memelli per te pare gjendjen e skuadres, menyren e te luajturit dhe formacionin me te cilin ai mendohet te luaje edhe ne ndeshjet europiane.
Nga ana tjeter duhet pranuar se niveli i kundershtarit ka lene per te deshiruar dhe tashme mbetet per ta pare Vllaznine ne fushe, ne miqesoren e dyte, ate qe do te luaje diten e merkure ndaj skuadres se Superliges boshnjake NK Posusje.
NK Medjugorje- Vllaznia 0-4
Golat: Çoba ’29, Balaj ’32, Dodaj ’69, Dodev ’75
Pjesa e parë (3-4-3): Qarri, Stojanoviç, Juriç, Chesmedjiev, Smajli, Boshnjaku, Alivoda, Hakaj, Mala, Balaj, Çoba Tr: Migen Memelli
Pjesa e dytë (4-2-3-1): Qarri, Dragoshi, Pusi, Paloka, Spahija, Cungu, Dulaj, Delaj, Pjeshka, Dodev, Dodaj. U aktivizua edhe Zaganjori. Tr: Migen Memelli