Kater ish- futbolliste te Vllaznise diten e djeshme kane marre liçensen e pare te trajnerit dhe ne kete menyre kane filluar te projektojne te ardhmen e tyre serish ne kete sport.

Ata per disa dite me rradhe kane ndjekur kursin e FSHF te organizuar ne Qendren e Ekipeve Kombetare ne Kamez, per t’u paisur me liçensen “UEFA C” dhe dje e kane marre ate.

Behet fjale per ish- futbollistin e Vllaznise Olsi Gocaj, lojtarin aktual te Beses Alsid Tafili, ate te Teutes Denis Pjeshka dhe ate te Burrelit, Jasmin Rraboshta.

Perpos tyre, kete liçense e ka marre edhe nje tjeter shkodran, Ergys Mehja qe duket se do t’i futet edhe ai fushes se trajnimit.

Numri i ish- futbollisteve por edhe i futbollisteve aktuale qe marrin liçensen e trajnerit po shtohet gjithnje e me teper dhe ky eshte nje lajm i mire sepse pervojen e tyre si lojtare, tashme mund t’ua transmetojne edhe femijeve ne fushat e blerat./SHKODRA-SPORT.COM/