Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do luajë sot në 19:45 një test miqësor me Spanjën. Sfida do zhvillohet në RCDE Stadium në Barcelonë, ndërsa para ndeshjes ka folur Hamdi Salihi. Zëvendëstrajneri i kuqezinjve ka analizuar formacionin e kuqezinjve dhe zgjedhjet e Rejës.

“Berisha dhe jo Strakosha? Kemi nivel të barabartë mes të dyve, këdo të zgjedhë trajneri, pyetja do jetë e njëjtë për të dy. Në çdo ndeshje kjo pyetje.

Sulmi? Jemi munduar sot të bëjmë lojën tonë me 3-5-2, pa u ndikuar nga kundërshtari. Duke qenë miqësore, duam të dalim në lojën tonë edhe kjo është skema që kemi luajtur.

Broja-Cikalleshi në disa module? Mund të luante edhe Uzuni, Manaj, janaë në formë të mirë. Cika është pikë referimi në sulm, Broja vjen rreth tij dhe kap më shumë pozicion”, tha Salihi./newsport/