Shkruar nga Gjergj KOLA
Një lajm i mirë sapo ka mbërritur nga Rumania. Sportistja lezhjane Mikela Skandaj e ka mbyllur Kampionatin Botëror në vendin e tretë duke merituar medaljen e bronztë. Një arritje e jashtëzakonshme e kësaj sportisteje që më parë ishte shpallur edhe nënkampione Europe. Po ashtu, ajo ka kontribuar me pikët e saj që Italia të zinte vendin e dytë dhe të shpallej nënkampione Bote. Çka do të thotë se Mikela ka marrë dy medalje në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Por për fat të keq kjo medalje dhe ky titull i nënkampiones së Botës shkon për Italinë sepse në Shqipëri nuk e duan suksesin e saj!!! Diçka vërtetë e habitshme sepse vetë Mikela por edhe familja e saj janë shprehur hapur për dëshirën që kanë për të përfaqësuar fanellën kuqeblu, por kjo thirrje e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.
Kampionati Botëror i karatesë pas 5 ditësh gara ka përfunduar sot dhe në të morën pjesë plot 2106 sportistë nga 47 vende të Botës. Mikela Skandaj mori pjesë në garat e peshës 60 kg për grupmoshën U16-U17 dhe ndonëse rivalë kishte plot 52 sportiste në peshën e saj, ajo ia ka dalë me sukses të shkojë deri në finale.
Dy ditë më parë kemi shkruar për kualifikimin e Mikelës në 8-shen e më të mirave, por impenjimi i saj ishte për të ndihmuar edhe ekipin italian. Ndeshjet po zhvilloheshin në të njëjtën kohë, në tatamin nr. 1 me skuadrën dhe në tatamin nr. 7 garat individuale. Mikela e udhëhoqi skuadrën e saj si një kapitene e vërtetë deri ne finale, por njëkohësisht ajo arri të futej në katërshe edhe në garat individuale ku do të përballej me tre sportiste rumune.
Po vëmendja e saj ishte ndeshja finale ku ajo po ëndërronte Kupën e Botës. Por pikërisht këtu juria komplet rumune, e ndihmuar nga arbitrat e tapetit, të dy rumunë, nxorën fituese skuadrën vendase.
Jo vetem që nuk jepnin pikët skuadrës italiane, por i shkurtonin sekondat Mikelës pasi rotacini i skuadrës ka këtë formulë, madje arritën deri tek fikja e ekranit. Sapo përfundoi ndeshjen finale me skuadrën, Mikela zhvilloj takimin individual në 4-she që do ta çonte në finalen e madhe. Përballë saj ishte një sportiste rumune dhe Mikela zhvilloj një ndeshje të shkëlqyer por arbitrat shumë herë nuk i dhanë pikët që meritoi. Ndeshja përfundo- 5 me 4 dhe Mikela u rendit e 3-ta në Kampionatin Botëror. Kështu ajo i dhuroi Italise 2 medalje, një argjendit e një bronzit duke e çuar numrin e koleksionit të saj në 74 të tilla.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


