Rikthehen sukseset e çiklisteve shkodrane. Diten e sotme eshte zhvilluar trofeu i pervitshem “26 Marsi” nga Bashkia Kavaje ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Çiklizmit dhe çiklistet e Vllaznise Bruno Kola dhe Servet Kastrati kane zene vendin e pare ne dy disiplina.

Gara e nisur nga Kavaja dhe me mberritje ne sheshin kryesor te ketij qyteti ka qene e gjate 105 km dhe eshte shoqeruar nga nje rivalitet i madh sepse perpos çiklisteve te te gjithe ekipeve te Shqiperise, kane marre pjese edhe disa ekipe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Si rrjedhoje, ky turne sivjet eshte shnderruar ne mbarekombetar.

Gara e te rinjve ka qene e programuar per t’u zhvilluar pak me e shkurter dhe kilometrat e fundit te saj jane zhvilluar shume te bukura. Rivaliteti ka qene ne mes çiklistet te Vllaznise Servet Kastrati dhe tre çiklisteve te Teutes.

Pavaresisht ketij fakti, Kastrati ka arritur qe ta preke i pari finishin dhe te shpallet fitues i kesaj kupe per te rinjte. Nje sukses ky qe vjen pas vendit te trete qe arriti pak dite me pare, ne te parin aktivitet te ketij viti, trofeut “Tirana”.

Nderkohe, me rivalitet eshte zhvilluar edhe gara per kategorine U23 dhe ate te te rriturve. Ne te paren ka spikatur çiklisti tjeter i Vllaznise, 21 vjeçari Bruno Kola qe ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur fitues i kupes per kete grupmoshe, nderkohe qe eshte renditur edhe i treti me te rriturit (klasifikim ky jozyrtar per te).

Per trajnerin Leonat Kola, ky sukses eshte per t’u vleresuar sepse vjen pas nje momenti kur çiklistet shkodrane kane kaluar disa probleme shendetesore, por tregon nga ana tjeter se fale talentit te tyre, ata ia dolen serish te sigurojne dy vende te para./SHKODRA-SPORT.COM/