Eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare ne mes Vllaznise dhe Partizanit qe po luhet ne keto momente ne stadiumin “Loro Borici”. Nje 45 minutesh qe eshte karakterizuar nga nje loje me e mire e te kuqve qe kane krijuar edhe dy- tre momente te rrezikshme ne porten shkodrane, por edhe vendasit me Shehin e Ardit Hoxhajn kane patur mundesi te shenojne,.
Para ndeshjes eshte zhvilluar nje ceremoni e thjeshte me rastin e 77 vjetorit te lindjes se Ramazan Rragamit, ndersa me pas eshte mbajtur edhe nje minute heshtje ne nderim te ish- deputetit Bashkim Fino.
3′ Pranë golit Partizani me Çinarin, tentativa e sulmuesit shkodran ndalet me këmbë nga Zogoviç. Goditje këndi për kryeqytetasit.
13′ Tjetër shans për Partizanin me anë të Çinarit që provon nga distanca, topi shkon jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Zogoviç.
30′ Goditje dënimi për Partizanin, nga e majta e mesfushës, harkon Murataj, por topi devijohet në këndore nga futbollistët e Vllaznisë, e dyta goditje nga këndi për Partizanin.
33′ Provon të kundërpërgjigjet Vllaznia, me Ardit Hoxhajn, por mbyll mjaft mirë mbrojtësi Belica, që largon rrezikun.
35′ Zogoviç bën heroin, i mohon një gol të sigurt Bitrit, me pritjen e tij spektakolare. Tentativa e mbrojtësit brenda zonës u ndal në mënyrë mjeshtërore nga gardiani i skuadrës vendase.
’40 Aksion i gjate i Vllaznise, topi shkon per tek Shehi qe godet me koke dhe portieri Hoxha me shume veshtiresi e ka zoteruar topin ne dy kohe.
’45 Ardit Hoxhaj ka nje mundesi shume te mire per te shenuar, por topi devijohet nga nje mbrojtes dhe perfundon jashte vijes fundore.
VLLAZNIA- PARTIZANI 0-0
Vllaznia: Zogoviç, Adili, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Isaevski, Hoxhaj, Imeri, Shehi, Dilaver. Trajner: T. Brdaric
Partizani: Hoxha, Belica, Broja, Hakaj, Bitri, Bardhi, Mala, Murataj, Melo, Çinari, Asani Trajner: I. Daja
Arbiter: Enea Jorgji