Ndeshja Vllaznia- Partizani qe po luhet sot ne stadiumin “Loro Boriçi” ka nisur me nje ceremoni te thjeshte por shume kuptimplote. Ajo ka perkuar me 77 vjetorin e lindjes se legjendes se futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami.

Koinçidenca ka qene e bukur sepse me te dy skuadrat qe po ndeshen sot me njera- tjetren, mjeshtri Rragami ka luajtur gjate karrieres se tij futbollisti duke fituar edhe trofe me to.

Ky pervjetor ka vene ne levizje drejtuesit e Vllaznise te cilet ndonese profesor ndodhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kane zhvilluar nje ceremoni te thjeshte.

Drejtuesit e klubit i kane dorezuar nipit te tij, fanellen me numrin 5 qe ai ka mbajtur gjate karrieres se tij, nje poster me foton e tij si dhe torten e ditelindjes.

Padyshim qe nje figure e tille si Ramazan Rragami meriton vleresim e respekt per gjithe ate kontribut te dhene ne vite per Vllaznine, Partizanin, por edhe ekipet kombetare./SHKODRA-SPORT.COM/