Vllaznia e femrave mund edhe rivalin e saj kryesor, Apolonine dhe e ka çuar ne tete pike diferfencen me te duke i dhene fund ne njefare menyre edhe fateve te titullit kampion ndonese jane edhe shtate ndeshje per t’u luajtur deri ne fund.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Fier, Vllaznia ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj Apolonise. Fatin e saj e ka vendosur nje gol i shenuar nga e zakonshmja Megi Doçi ne minuten e 78-te te ndeshjes.

Duhet thene se era e forte qe ka shoqeruar gjithe takimin, nuk e ka lene Vllaznine te beje lojen e saj te zakonshme, megjithate ajo ka patur disa raste te pastra shenimi, por goli ka vonuar te dale ne drite.

Megjithate ai eshte shenuar ne minutat e fundit duke i dhene Vllaznise nje trepikesh me shume vlere qe e ka çuar ate ne kuoten e 45 pikeve pas 15 javesh kampionat, nderkohe qe Apolonia ka mbetur me 37 pike ne vendin e dyte dhe Tirana AS me 33 pike ne vendin e trete.