Emocione ne Laç teksa jane shenuar 6 gola ne 45 minuta loje teksa pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 3-3

Ne fillim ka qene Latifi ai qe ka kaluar ne avantazh kuqeblute me ane te nje 11-metersh te fituar nga Hakaj dhe pas vendimit te dhene nga VAR.

Pas golit te Latifit me 11-metersh ne minuten e 11-te, ka ardhur edhe dyfishimi i rezultatit me ane te brazilianit Da Silva ne minuten e 24-te.

Ne fakt meriten me te madhe per kete gol e ka sulmuesi kroat Aralica. Ai ka bere gjithcka mire ne krahune djathte, kalon dy lojtare kundershtare e ne fund pason tek braziliani qe nuk e ka te veshtire ta shtyje topin ne rrjete.

Por ne minuten e 34-te eshte Laçi qe ngushton shifrat. Zarubica me nje gjuajtje te forte nga jashte zone e dergon topin ne rrjete.

Ka qene serish ky lojtar qe ka shenuar edhe golin e barazimit ne minuten e 38-te pas nje kontrolli te shpejte te topit brenda zones.

Por vetem 3 minuta me vone eshte kroati Aralica qe me nje kundersulm te shpejte arrin te kaloje portierin Sherri dhe te kaloje Vllaznine serish ne avantazh, 3-2.

Nderkohe ne minuten e 45-te, do te vinte goli i barazimit per vendasit. Nje top nuk largohet si duhet nga shkodranet dhe Lushkja gjuan sakte dhe fort duke e derguar ate ne rrjete dhe duke i cuar shifrat ne 3-3, rezultat me te cilin do te mbyllej pjesa e pare.

LIVE | LAÇI 3-3 VLLAZNIA

Zarubica 34′, 38′, Lushkja 45’/ Latifi 11′, Da Silva 24′, Aralica 41′

LACI – (4-3-3): Sherri, Malota, Ignjatoviç, Roganoviç, Velija, Shehu, Deliu, Lushkja, Mazrekaj, Zarubica, Guindo. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

VLLAZNIA – (4-3-3): Zogoviç, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Heriç, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.