Fitorja e fundit e Vllaznise me Kukesin, ka krijuar nje klime jashtezakonisht pozitive ne kampin kuqeblu. Situate kjo entuziaste, qe pritet te jape rezultatin e duhur edhe ne perballjen me Tiranen, duke pasur objektiv qe mbremjen e se shtunes, Vllaznia te kthehet ne Shkoder me fitore.

Optimizmin per te marre tre pikeshin e rradhes, ne emer edhe te kolegeve te tij, e sjell ne nje prononcim edhe mesfushori shkaterrues i Vllaznise, Ardit Krymi.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Krymi u shpreh se tre ndeshjet e ardhshme te Vllaznise jane shume te rendesishme per sigurimin e Europes, ndersa theksoi se ndaj Tiranes duhet te jene shume serioz ne fushen e lojes dhe te mos e nenvleresojne ekipin bardheblu, edhe pse ata luajne pa asnje lloj objektivi.

Kohet e fundit, ka pasur shume fjale rreth se ardhmes se Krymit, teksa mesfushori e pohon edhe vete se karrieren do ta vazhdoje jashte, sepse ne Shqiperi, ai luan vetem per ngjyrat e Vllaznise.

“Me Kukesin ishte nje ndeshje shume e luftuar, pasi ishim ne nje vend per Europen. Besoj se jemi shume te kenaqur, qe dolem prej ndeshjes me tre pike.

Mendoj se keto tre ndeshje ne vazhdim, jane shume te rendesishme, pasi duam ta sigurojme Europen prej kampionatit. Tirana ka punen e vet. Ne duhet te jemi shume serioze dhe te perqendruar keto tre ndeshje, sepse duam te marrim maksimumin.

E kam thene edhe here te tjera. Sivjet jane bere shume ndryshime dhe keto ndryshime kane dashur kohen e tyre, por me vjen keq, sepse kane ndikuar episodet dhe na kane penalizuar shume.

Europen mendoj se duhet ta sigurojme ne kampionat, qe te shkojme te qete ne finalen e Kupes ndaj Lacit, sepse nuk duhet ta leme per ne finale, sepse finalja ndaj Lacit eshte 50-50.

E thashe se ndaj Tiranes, duhet te jemi shume serioze ne fushen e lojes dhe te perqendruar, sepse ne kemi punen tone, kurse Tirana e ka kryer punen e saj dhe eshte e qete.

Keto ndryshimet e trajnereve Brdaric-Plori i ka vendosur presidenti Xhaferi dhe ndryshimet behen per te miren e ekipit. Profesori Plori eshte si i shtepise dhe e njeh me mire se cdokush ambientin dhe mendoj se ne ato momente qe ishim me largimin e Brdaric, mendoj se ishte zgjedhja e duhur, sepse ai na njeh shume mire dhe ishte zgjedhja e duhur.

E kam thene shume here, qe ne Shqiperi, nuk do ndryshoj pervec Vllaznise. Besoj se karrieren do ta vazhdoj jashte, sepse ne Shqiperi nuk nderroj ekip. Po shpresoj ta mbyll mire me Vllaznine, te fitoj Kupen, qe ta mbyllim me sukses te gjithe”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Vllaznise, Ardit Krymi.
Maringlen ZHIVANI