Eshte mbyllur ne barazim 0-0 pjesa e pare e ndeshjes ne mes Vllaznise dhe Laçit e cila po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”. Nje 45 minutesh gjate te cilit ka qene ekipi shkodran e ka kontrolluar kryesisht lojen, ndonese edhe kurbinasit kane tentuar herepashere te shohin rrezikshem drejt portes se Zogoviç.
Gjate kesaj pjese loje, Vllaznia qe e pafat edhe ne nje drejtim tjeter. Mesfushori Marku eshte demtuar dhe u detyrua te linte fushen e lojes duke u zevendesuar nga malazezi Kaleziç.
17′ Tentativa e parë në kuadrat e Vllaznisë me Dilaver, i cili provon brenda zonës, por topi kontrollohet lehtësisht nga portieri Sherri.
19′ Alen Sherri për pak sa nuk e katranos, pas topit të kthyer mbrapa nga Ignjatoviç. Topi fillimisht u përplas te Dilaver, por u kontrollua më pas nga gardiani i Laçit.
20′ Juljan Shehu ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Krujës. Stoli i Vllaznisë kërkon ndëshkimin me karton të kuq.
24′ Momente tensioni, futbollistët përplasen për disa sekonda, pas dëmtimit të Herald Markut, teksa futbollistët e Vllaznisë sulmuan futbollistin Albion Marku, për mos-respektimin e “Fair-Play”-t.
27′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet nga fusha e lojës Herald Marku i dëmtuar, vendin e tij e zë Milosh Kaleziç që bën debutimin me shkodranët.
VLLAZNIA- LAÇI 0-0
Vllaznia (3-4-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.
Laçi (3-5-2): Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Shpëtim Duro.