Ndeshja e vlefshme për Kupën e Kroacisë, midis Sibeni dhe Lokomotivës së Zagrebit përfundoi me rezultatin 0-4.

Golin e parë në minutën e 27′ për Zagrebin e shënoi pikërisht sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, i cili tashmë është kthyer në një nga lojtarët kryesor të Zagrebit.

Pas një krose nga krahu i djathtë Uzuni u gjet I vetëm përballë portieri duke shënuar lehtësisht.

Lokomotiva e Zagrebit ishte dominuese ndaj kundërshtarit, e cila në pjesën e dytë arriti të shënoj 3 herë të tjera duke e çuar rezultatin në 0-4.

Goli I tretë për ekipin e Zagrebit u shënua nga talenti koplikas Enis Cokaj. Pas një goditje këndi në minutën e 82, topi devijohet jashtë zonës së 16-tshes dhe përfundon në këmbët e Cokaj, i cili me një gjuajtje mjeshtërore nga jashtë zone çon topin në rrjetë.