Manchester United po bën presion për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Marcos Alonso para përfundimit të afatit kalimtar të verës, sipas Marca.

Djajtë e Kuq tani i kanë ofruar atij një kontratë interesante dyvjeçare, pavarësisht se vetëm duan ta nënshkruajnë në huazim.Sipas ofertës së tyre, Manchester United po i ofron atij një kontratë njëvjeçare (për huazimin).

Viti i dytë do të jetë i vlefshëm pasi ai të bëhet lojtar i lirë në 2024 pas skadimit të kontratës së tij me Barcelonën. Alonso tani është duke menduar për mundësinë e bashkimit me Djajtë e Kuq edhe pasi vendosi të qëndrojë te Barcelona muajin e kaluar.

Blaugranët po e lënë atë të marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe janë padyshim të hapur për ta dërguar në huazim.

Përveç Alonsos, Man United ka gjithashtu Sergio Reguillon dhe Marc Cucurellan në listën e ngushtë të transferimeve të mbrojtësve të majtë. /Telegrafi/