Mbyllet pjesa e pare e ndeshjes qe po luhet ne Shkoder ne mes Vllaznise dhe Egnatias me avantazhin e kesaj te fundit fale golit te shenuar nga Ademi pese minuta para fundit te saj.
40’ GOOOL Egnatia. Gabim i mbrojtjes shkodranë që lejon Ademin të bëjë 50 metra me topin në këmbë duke u shfaqur para Zogoviç e mposhtur lehtësisht këtë të fundit.
28’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Jonuzi tenton portën nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij nuk gjen katërkëndorin e Pujës.
14’ E pabesueshme se çfarë humbet Vllaznia. Da Silva bën gjithçka mirë, hyn në zonë dhe i jep një top të artë Aralica, por këtij të fundit i heqin topin nga këmbët. Pastaj Gjurgjeviç gjuan por sheh sferën të ndalet në vijën fatale nga një mbrojtës i Egnatias.
9’ Harkim interesant i Krujës i cili nis topin për Da Silvan, por ky i fundit nuk arrin të devijojë sferën e më pas përplaset me portierin Puja.
5’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Allmuça i cili tenton nga jashtë zonës, përgjigjen e mbrojtjes.
3’ Shpërthim i Ademit në krahun e djathtë të sulmit, krosimi i tij drejt qendrës devijohet jashtë nga Bulatoviç i cili eviton një moment të rrezikshëm në portën shkodrane.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Gjurgjeviç, Aralica
Trajner: Tomas Brdariç
EGNATIA: Puja, Imeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Majkëll, Iseni, Levendi, Ademi, Xhekson, Magani
Trajner: Zekirija Ramadani