Lajme te mira per futbollin shkodran. Nje tjeter futbollist 18 vjeçar kalon me sukses provat ne nje ekip te huaj dhe eshte shume prane firmes per te.

Behet fjale per sulmuesin Albi Shpuza. Lojtari qe se fundi ka qene pjese e Akademise Shkodra, prej disa ditesh ndodhet ne prove tek Antalyaspor dhe duket se çdo gje ka shkuar ashtu si duhet.

Prova ne Turqi i eshte mundesuar nga ish- futbollisti i Vllaznise Çlirim Basha. Ky i fundit ka ndermjetesuar me drejtuesit e ketij klubi per ta pare ne stervitje dhe keshtu ka ndodhur.

Dita e sotme ka qene vendimtarja per te. Pas nje ndeshje kontrolli te zhvilluar, Shpuza ka rene ne sy per nje paraqitje shume te mire dhe ne fund drejtuesit e Antalyasport kane dhene OK-in per ta mbajtur. Si rrjedhoje ne ditet ne vijim do te firmoset edhe kontrata me te.

Fillimisht mesohet se lojtari qe eshte edhe kontigjent i kombetares U19 do te luaje me Akademine e Antalyaspor dhe sezonin e ardhshem pastaj pritet t’i bashkohet ekipit te pare. Fakti qe Albi Shpuza u ka pelqyer turqve dhe do te firmose me ta, padyshim qe eshte nje lajm i mire edhe per te rinjte e tjere shkodrane per te punuar fort sepse dyert e klubeve europiane jane te hapura per te gjithe./SHKODRA-SPORT.COM/