Armando Broja po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga mbarë Europa. Kohët e fundit sulmuesi kuqezi i Chelsea-s ka fituar respektin dhe interesimin e gjigantëve spanjoll të Atletico Madrid.

Atletico është në kërkim të një numri “9” dhe Broja është një lojtar që ata e admirojnë. Mund të jetë e vështirë të bindësh Chelsea-n për sulmuesin shqiptar, por oferta e duhur ka të ngjarë t’i bëjë ata të mendohen mirë.

Atletico është përfolur për shitjen e Joao Felix- it dhe Broja mund të jetë një nga zëvendësuesit që ata kanë prioritet në listën e tyre.

Sipas Calcio Mercato, Atletico Madrid ka shfaqur interes për sulmuesin e Chelsea-s, Armando Broja. Broja ka pasur interes nga disa klube të mëdha si Milan, që është i interesuar për shërbimet e tij dhe Ëest Ham që ka pasur disa kontakte me shqiptarin gjatë verës.