Kur u duk se gjërat po shkonin mirë tek Vllaznia në pragndeshjen me Vorën, shoqëruar me rikthimin e mundshëm të disa prej lojtarëve që kanë patur probleme me dëmtimet, stafi ka mësuar se do ketë një tjetër mungesë.

Bëhet fjalë për atë të mesfushorit Ardit Krymi. Numri 6 i kuqebluve mesa duket ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë dhe për rrjedhojë do të jetë i skualifikuar për të shtunën.

Në fakt ka patur dyshime në lidhje me një karton të marrë në ndeshjet e mëparshme por sot, edhe pas komunikimit me Federatës, është mësuar se lojtari e ka plotësuar numrin 4 të të verdhave.

Kësisoj, njeriu që mbajti shiritin e kapitenit në dy ndeshjet e fundit, do t’ia kthejë atë kapitenit aktual- Gilman Likës që këtë herë pritet ta nisë nga minuta e parë.

Se kush do ta zëvendësojë Krymin, kjo mbetet për t’u parë. Trajneri Lika ka disa alternativa, prej te cilave duhet te perzgjedhe ate me te miren.
© shkodrasport.com